Berat Gjimshiti e pati të pamundur të përfundonte ndeshjen e fundit të Atalantës ndaj Sportingut të Lisbonës në Europa League.
Mbrojtësi i kombëtares braktisi fushën në minutën e 54 si pasojë e një shqetësimi fizik, që krijoi panik jo vetëm për bergamaskët, por edhe për kombëtaren e Shqipërisë në vigjilje të përballjes tejet të rëndësishme me Çekinë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Por, për fat të mirë duket se Gjimishti nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz dhe është ditën e sotme nga minuta e parë në fushë për Atalantën në ndeshjen ndaj Lazios në transfertë.
Kështu, asnjë alarm në mbrojtje para Çekisë teksa në krahun tjetër për Lazion, titullar është edhe Elseid Hysaj.