Ndryshe nga Inter Miami, që pavarësisht kthimit në fushë të Messi-t pas dëmtimit nuk ka arritur të kualifikohet në fazën playoff Los Angeles i Giorgio Chiellini-t është kualifikuar për fazën pasardhëse të MLS, ku do të duhet të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.
Megjithatë, ish-kapiteni i Juventus-it ka qenë protagonist i një momenti jo shumë të bukur personal në ndeshjen e luajtur në orët e para të mëngjesit të së dielës (me orën tonë) kundër Austin, e fituar 4-2 nga kalifornianët.
Goli i dytë i Seattle, në fakt, ka qenë një autogol i mbrojtësit italian.
Një realizim i bukur, por në portën e gabuar në minutën e 94-t të ndeshjes.
Një episod fatkeq për ish-kampionin e Europës, por që nuk ka ndikuar te rezultati përfundimtar i sfidës.