Besa e Dobërdollit ka shënuar fitoren e shtatë nga tetë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Besa ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Vardarit të Negitonit, në takimin që u zhvillua në Vrapçisht.
Izair Emini realizoi dy gola dhe Armend Alimi e Xhemo Esati nga një gol.
Besa
Besa ka vetëm një humbje deri me tash.
Bashkimi i Kumanovës i rikthehet fitoreve.
Kumanovarët pasi e kanë terrenin e suspenduar, kanë luajtur si vendas në Reçicë të Vogël të Tetovës, duke e mposhtur me 2:0 Kozhuvin e Gjevgjelisë.
Golat i shënuan Burhan Aliji e Egzon Aziri.
Arsimi i Çegranit pësoi humbje në udhëtim, me 1:0 na Ohrid.
Besa kryeson me 21 pikë, duke lënë pas Pelisterin me 17, Detonit 16, Ohrid 16, Kozhuv 15, Bashkimi 13, ndërsa Arsimi është në vend të 11-të me 9 pikë.
Java e 8-të
Bashkimi - Kozhuf 2:0
Bellasica – Novaci 3:1
Besa - Vardari Negotino 4:1
Ohrid - Arsimi 1:0
Pelisteri - Skopje 0:0
Pobeda - Detonit 2:0
Teteksi - Karaormani 1:1
Osogovo - Sasa 1:1