PSG kthehet me tre pikë domethënëse.
Kampioni në fuqi ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Rennes, në takimin e javës së 8-të të Kampionatit të Francës në futboll.
Futbollistët Vigtinha (32'), Hakimi (36), Kolo Muani (58') realizuan për fitoren e PSG-së
Gouiri në minutën 56-të shënoi për vendasit.
Monaco kryeson me 17 pikë, pasojnë Nice 16, PSG 15, Brest 15, ndërsa Rennes renditet në vend të tetë me 11 pikë të mbledhura.