Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, shënon golin e dytë sezonal në ligën belge.
Në fund nuk u mjaftoi ky gol për fitore Genk-ut.
Genk barazoi me rezultat 1:1 me Gent në derbin e javës së 10-të Kampionatin e Belgjikës.
Andi Zeqiri shënon golin e dytë në ligë për Genk-un.
Në ndeshjen si mysafir ndaj Gent-it.
Ai e kaloi skuadrën e tij në epërsi (1:0) në minutën e 63-të dhe sulmuesi i kombëtares zvicerane u zëvendësua pak minuta më vonë (68’).
Në minutën e 84-të vendasit barazuan me golin e Samoises.
Me barazimin e gjashtë në ndeshjen e tyre të dhjetë në ligë, Genk mbetet në mes të tabelës përkatësisht në vend të shtatë me 13 pikë.
Gent renditet në pozitën e tretë me 20 pikë dhe Royale Union SG kryeson me 22 sosh.