Ditën e sotme janë zyrtarizuar datat dhe vendi ku do të mbahet Superkupa e Italisë. Kompeticioni, me formatin e ri Final Four do të luhet nga 21 deri më 25 janar në Riad të Arabisë Saudite. Pra, sipas shifrave, kemi një shtyerje ditësh, krahasuar me datat fillestare të përfolura (4-8 janar).
Gjysmëfinalet janë të planifikuara në datat 21 dhe 22, ndërsa finalja e madhe është e planifikuar në datën 25. Vlen të theksojmë se se çiftet gjysmëfinale janë Napoli-Fiorentina dhe Inter-Lazio.
Ndryshime edhe për disa ndeshje të kampionatit, pasi skuadrat e sipër-përmendura nuk mund të luajnë çdo ditë.
Për sa i përket datave të reja të Kupës së Italisë, ende nuk është përcaktuar asgjë me fazën e 1/32 të planifikuar për 31 tetor, 1 dhe 2 nëntor në një ndeshje të vetme. Raundi i 1/16-tave, megjithatë, është planifikuar për të mërkurën e 6 dhjetorit, të mërkurën e 20 dhjetorit dhe të mërkurën 3 janar. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 10 janar, në vend të 31 janarit.