Granit Begolli është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës së Suharekës.
Begolli e ka konfirmuar shkarkimin për gazetarin Arlind Sadiku.
Përndryshe, ai e mori detyrën e menaxherit të klubit suharekas në fund të qershorit të këtij viti.
FC Suhareka është klubi më i ri në futbollin kosovar, e cila është duke bërë gara direkt në Ligën e Parë pas një fuzionimi me klubin A&N.
Ndërkohë, Suhareka pas tetë xhirove në Ligën e Parë, ka pesë fitore, një barazim dhe dy fitore, teksa renditet në pozitën e dytë me 16 pikë, gjashtë pikë larg Dinamos që pozicionohet në vendin e parë.