Trajneri i Bayern Mynih, Thomas Tuchel, ka folur për mediat se fitorja 3-0 ndaj Frajburgut në kampionat nuk ishte një rastësi.
Ai sqaroi se për të “zbërthyer” sa më lehtësisht skuadrën rivale bëri një modifikim në taktikën e skuadrës.
“Vendosëm që Harry Kane të luante më i tëhequr, në mënyrë që lojtarët e tjerë të depërtonin në zonën kundërshtare.
Kjo e bëri lojën tonë më fluide që nga fillimi e deri në fund”, tha Tuchel.
“Kane u sakrifikua, por kjo na dha mundësi të krijonim mjaft raste shënimi dhe nuk krijuam hapësira në mbrojtje.
E kishim kontrollin e ndeshjes, që për mua ishte më e mira e këtij sezoni”, tha Thomas Tuchel, që ka lënë skuadrën dy ditë pushim.