Tite futet përsëri në skenë, ish-trajneri i Brazilit merr drejtimin e Flamengo!
Pas shkarkimit të Sampaoli kohët e fundit, Flamengo ka emëruar tashmë trajnearin e ri.
Klubi kuqezi emëron në detyrë trajnerin Adenor Leonardo Bacchi, i njohur më mirë me emrin e skenës si Tite.
I freskët nga eksperienca e tij në pankinën e Brazilit, pasi i dha lamtumirën kombëtares pas Katar 2022, trajneri 62-vjeçar e nis sërish nga klubi më i mbështetur i vendit.