Vladimir Jovanoviq, trajneri serb i futbollit, është shkarkuar nga posti i ekipit estonez të futsallit “Smsrah” nga Vijmsa.
Ai u shkarkua për shkak se ia uroi publikisht ditëlindjen presidentit rus Vladimir Putin.
Drejtori i Smrsah Andrej Golovin tha se Jovanoviq u shkarkua “për shkak të sjelljes së pahijshme” dhe se ai “e pranoi vendimin me mirëkuptim”.
Jovanoviq bëri një deklaratë me atë rast.
“Unë i respektoj të gjithë, por askush nuk mund të më thotë se si të mendoj.
Kjo quhet liria e fjalës, kjo është demokracia. Më vjen keq që pata këtë përvojë të hidhur në atë temë”, tha Jovanoviq.
“Jetë gjatë o adash. Serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, ka shkruar trajneri serb në urimin e tij për Putinin.