Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Inpiu në Universitetin Luiss të Romës dhe moderuar nga drejtori i La Repubblica Maurizio Molinari, deklaroi se trajneri Rudi Garsia nuk ishte zgjedhja e tij e parë.
“E pyeta Tiago Motën, por ai nuk e mori parasysh të rrezikonte dhe të merrte rolin e trajnerit.
Telefonova Luis Enriken dhe shyqyr që shkoi në Francë, sepse po shikoj rezultatet që po arrin.
Nuk më bindi as në bisedimet që patëm për 3 ditë. Gjithashtu telefonava edhe disa të tjerë”, deklaroi De Laurentis.