Xherri Kardinale është vlerësuar me çmimin “Leonardo da Vinci”.
Kjo njohje merite u jepet kontribuuesve më të dalluar në fushën e financës. Lajmin e ka dhënë presidenti i kësaj kryesie, Robert Alegrini, i cili ka deklaruar:
“Nuhatja prej investitori, lidershipi në kompani dhe filantropia e Xherri Kardinales janë një shembull i vlerave që duam të lartësojmë në komunitetin italo-amerikan”.
Ndërkohë, me rastin e marrjes së këtij vlerësimi, pronari i Milanit ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër.
Si e gjykoni ecurinë e deritanishme të Milanit?
"Sezoni është vetëm në fillim, por djemtë vazhdojnë të konsolidohen si skuadër.
Jam krenar për karakterin dhe grintën e shfaqur në fitoren kundër Xhenoas, por njëkohësisht e di se ky është materiali me të cilin brumosen kampionët", tha Kardinale.