Zoran Zekiç nuk është më trajner i Partizanit. Mediat kroate janë të sigurta se Zekiç ka ndërprerë kontratën me “Demat” dhe është gati t’i bashkohet Osijekut në Kroaci.
Klubi kroat madje ka paguar dhe 100 mijë euro për ta bërë për vete teknikun e kuq, i cili e dëshiron shumë këtë transferim.
Ai po bën çmos që kjo lëvizje të kryhet, madje ka rënë dakord dhe për detajet e fundit në kontratë.
Siç shkruhet në mediat kroate, trajneri është ulur në një bisedë të gjatë me Presidentin e Partizanit, Gazmend Demi dhe numri një i të kuqve ka pranuar këtë transferim.
Zekiç mori drejtimin e Partizanit në qershor të këtij viti dhe drejtoi ekipin e kuq në kupat e Europës.
Të Kuqtë do të tentojnë që të afrojnë Orges Shehin, por nuk do të jetë aspak e thjesht, pasi ai mbetet nën kontratë me Tiranën.