Zorak Zekiq largohet zyrtarisht nga Partizani për të marrë drejtimin e Osijekut në Kroaci.
Vetë klubi i kuq ka dalë me një njoftim për medien, ku shpjegn se ndarja erdhi me marrëveshje të plotë mes palëve.
“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekiq.
Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekiq te NK Osijek.
Falënderojmë trajnerin Zoran Zekiq për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.
Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijeviq", njofton KF Partizani,.