Është themeluar shkolla e futbollit Athletic Club në Ferizaj por me synime që në një të ardhmen të shndërrohet në klub të futbollit dhe të garojë në nivel të Kosovës.
Trajnerë të shkollës janë Genc Ratkoceri dhe Shpejtim Muhaxheri.
Kryesues i bordit të drejtorëve është Urim Trellaku, ndërsa Ilir Orllati, ish futbollist i Kastriotit, është anëtar i bordit.
Po ashtu pjesë e bordit është edhe ish futbollisti i mirënjohur Fehmi Hyseni, që për disa vite ka luajtur për KF Prishtinën në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë.
Punohet pareshtur në këtë shkollë.
Drejtuesit e shkollës
“Falënderime pafundësisht të gjithëve që keni besuar në punën dhe profesionalizmin tonë që fëmijët e juaj të zhvillojnë talentin e tyre në Shkollën e Futbollit Athletic Club!
Për të gjithë strukturën organizative të Shkollës së Futbollit Athletic Club, është ndjenjë e veçantë ky interesim i jashtëzakonshëm që keni treguar dhe ende vazhdoni ta tregoni çdo ditë.
Në të njejtën kohë e ndjejmë edhe përgjegjësinë tonë që të punojmë në mënyrë profesionale që fëmijët të zhvillojnë talentin e tyre!”, njofton Athletic Club.