Kosova është gati për sfidën e të enjtes (12 tetor) ndaj Andorrës, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Ndeshja zhvillohet në orën 20.45.
Kryetari i tifozëve Dardanëve, Lulzim Berisha, tha se do t’i qëndrojnë pranë kombëtares.
“Si zakonisht edhe kësaj radhe djemtë e Kombëtares së Kosovës na nderuan të gjithë ne Dardanëve me vizitën e tyre pak para nisjes drejt Andorrës.
Lidhja mes ne tifozëve dhe lojtarëve është organike dhe e pastër.
Ne do t'u qëndrojmë pranë në çdo rrethanë dhe formë në të cilën do të kalojnë.
Nuk jemi tifozë të suksesit, por besojmë në një ideal të përbashkët, që është fuqizimi i kësaj kombëtare.
Vazhdojmë të përbashkuar! Forca bijtë e Dardanisë!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.