Djelmoshat e Kosovës së Dusseldorfit II po shkëlqejnë në Kreisliga C dhe si rrjedhojë e kësaj ngriten në vend të dytë.
Kosova e Dusseldorfit II ka fituar derbin në udhëtim, me rezultat 5:2 ndaj SSV Erkrath II, në kuadër të javës së nëntë.
SG Benrath-Hassels II është në vend të parë me 18 pikë dhe ka tre më shumë se Kosova e Dusseldorfit II që rendite në vend të dytë.
Sikurse Kosova e Dusseldorfit II mos të ishte e dënuar minus 6 pikë, tani do të kryesonte me 21 pikë për faktin se ka 7 fitore dhe vetëm 1 humbje.
Në javën që vjen përkatësisht në javën e 10-të do të luhet derbi i madh mes Kosovës së Dusseldorfit II dhe SG Benrath-Hassels II.
Nëse kuqezinjtë fitojnë do të kalojnë në pozitën e parë.
Ky është derbi mes vendit të parë dhe të dytë.
Kosova e Dusseldorfit me president Bujar Neziri janë krenarë që kanë ekipin Kosova II, e cila është bazë e fuqishme për ekipin A.