Tifozeria shqiptare entuziazmon edhe çekët

Futboll

Tifozeria shqiptare entuziazmon edhe çekët

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:27
Vaclav Cerny

Vaclav Cerny ka folur në konferencë për mediat përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër mbrëma.

Lojtari çek ka besim se në Tiranë do të luhet një ndeshje krejtësisht ndryshe nga ajo në Pragë.

Sulmuesi i Wolfsburgut u shpreh se e pret me padurim këtë sfidë dhe se me padurim po pret të luajë në një ambient të zjarrtë si ai në “Air Albania”.

“Duhet të përmirësohemi shumë. E

dhe pse kemi pak kohë për t’u përgatitur, kam besim se mund të luajmë. Besoj fort se do të jetë një lojë krejtësisht ndryshe nga ajo e shtatorit”, deklaroi futbollisti çek.

Pritet një ambient i stuhishëm në “Air Albania”? Po na çmend dhe jam dakord me të. Ne kemi një grup të tillë që mjedisi i egër duhet të na bashkojë. Unë personalisht mezi po e pres me padurim. I gjithë ekipi po e pret me padurim”“, ka thënë ndër të tjera Vaclav Cerny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat