Bookmakers-at favorizojnë Çekinë

Futboll

Bookmakers-at favorizojnë Çekinë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:35
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e saj më të rëndësishme të viteve të fundit në “Air Albania” përballë Republikës Çeke. Dueli vlen shumë për të dy ekipet, të cilat aspirojnë për tu kualifikuar në “Euro 2024”.

Edhe pse do të jetë vetëm fusha ajo që vendos, për bookmakers-at duket se ky duel ka një favorit dhe ai është ekipi mik. 

Kombëtarja shqiptare aktualisht kryeson grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se kundërhstari i tyre, me çekët që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Por pavarësisht këtij fakti kompanitë e basteve shikojnë favoritë Çekët. Fitorja e tyre është kuotuar me koefiçentin 2.30. Ndërsa pë rata, të cilët besojnë se do t’i shkaktojnë çekëve humbjen e parë në grup shifra që do të përfitojnë do të jetë 3.4 herë e shumës që do të luajnë.

Sa i përket barazimit bookmakers-at e kanë kuotuar me koefiçentin 3.10.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat