De Boer i pamëshirshëm

Futboll

De Boer i pamëshirshëm

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 14:07
De Boer

Ajaxi i Amsterdamit po kalon një fazë delikate.

Klubi më i titulluar në Holandë renditet jo shumë larg zonës së rënies dhe situata në skuadër po përjetohet shumë keq.

Këshilli administrativ po vihet në pikëpyetje për shkak të blerjeve që janë kryer këtë sezon. “Nuk është e mundur të marrësh kaq shumë lojtarë të klasit të dytë dhe të mendosh se ata do të performojnë në një nivel më të lartë”, deklaroi Ronald de Boer në podkastin e revistës “Voetbal International”.

Klubi më i suksesshëm në Eredivisie është i 16-ti me pesë pikë. Po, është e vërtetë që ata kanë një ndeshje më pak, atë me Waalëijk, që u pezullua në minutat e fundit.

“Mund të duket e tepruar kjo që po them, por nuk mund të bësh çokollatë me m*t.

Jam shumë i shqetësuar, nuk se ku mund të shkojmë kështu.”

Trajneri Maurice Steijn duket se i ka ditët e numëruara në Ajaxi nëse nuk arrin të ndryshojë situatën. Ronald rrëfeu se vëllai i tij Frank, aktualisht trajner i Al Jaziras në Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte thirrur përpara Steijn për t’u rikthyer tek Ajaxit, por ai nuk pranoi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat