Brahim Diaz është injoruar vazhdimisht nga Kombëtarja e Spanjës, e cila nuk e ka parë të arsyeshme që ta thërriste pasi nuk ua kishte mbushur syrin selektorëve të saj.
Futbollisti i Real Madridit kishte luajtur vetëm një herë për “Stuhinë e Kuqe”.
Dhe, mediumi spanjoll “AS” raporton se ish-futbollisti i Milanit e ka pranuar propozimin e Federatës së Futbollit të Marokut për ta përfaqësuar këtë shtet.
“Tranzicioni është pothuajse i përfunduar dhe varet nga disa detaje të vogla administrative”, tha një burim i Federatës për gazetën spanjolle.
Diaz ishte lindur në Malaga të Spanjës, por me prindër marokenë, prandaj edhe ka të drejt të luajë për Marokun.
Ai e kishte zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore me Spanjën.