Faxholi i Juves rrezikon tre vite pezullim

Futboll

Faxholi i Juves rrezikon tre vite pezullim

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:44
Faxholi

Për “Zonjën e vjetër” nuk  ka paqe. Telashet për lojtarët e Juventusit duket se nuk kanë të mbaruar. Kësaj here është Nikolo Faxholi, ai që ka tërhequr “vëmendjen” e Prokurorisë të Torinos.

Sipas mediave italiane mbrojtësi i datëlindjes 2001 ka vendosur baste në platforma të jashtëligjshme.

Nëse një akuzë e tillë do të konfirmohej atëherë për të riun do të ishte një goditje e rëndë sa i përket karrierës sportive pasi do të dënohej deri në tri vite larg aktiviteteve sportive.

Lojrat e fatit në vetvete nuk janë një shkelje për rregullat e shtetit italian, por praktikimi i tyre nga ana e disa kategorive (mes tyre renditen edhe futbollistët) është e ndaluar nga rregulloret e Federatës Italiane të Futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s.

Sipas “La Stampa”-s futbollisti i Juves është marrë në pyetje për këtë çështje dhe duket se shumë shpejt organet kompetente do të marrin një vendim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat