Sigal Prishtina ka bërë kërkesë zyrtare për t’u rikthyer në Ligën Ballkanike për sezonin 2023/24.
Bardhekaltrit e kishin fituar këtë ligë dy herë, në vitet 2015 e 2016.
Herën e fundit, prishtinasit ishin pjesë e Delasport Balkan League dy sezone më parë, kur kishin arritur deri në çerekfinale.
Kryeqytetasit e kanë nisur sezonin e ri në Superligë me dy fitore dhe një humbje.
Ndërkohë, Liga Ballkanike i ka uruar mirëseardhje Sigal Prishtinës, e cila synon ta vazhdojë suksesin në këtë lig.