Fushë Kosova ka shijuar fitoren e parë në elitën e futbollit të Kosovës.
Fushë Kosova ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në takimin e mbetur të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre pikë të shumëpritura për “hekurudhorët”.
Statovci realizoi nga penalltia në minutën e 39-të dhe në minutën e 79-të.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi" në Lipjan.
Fushë Kosova është në fund me 5 pikë dhe Gjilani në pozitën e tetë me 8 sosh.