Arsenali ka një objektiv konkret për sulmin dhe ai mban emrin e Ivan Toney, sulmuesi i lindur në ’96 i Brentoford.
Në fakt, siç raporton TeamTalk, Topçinjtë po punojnë për të nënshkruar me sulmuesin në janar gjatë merkatos së ardhshme.
Takimi e fundit u zhvillua disa ditë më parë dhe pavarësisht rezultatit pozitiv, Arsenali nuk mund të qetësohet sepse Chelsea mund të përfshihet në minutën e fundit.
Mauricio Pochettino është një admirues i madh i lojtarit dhe do të kishte dhënë dritën jeshile për ta marrë sulmuesin në Stamford Bridge.
Arsenali mbetet në pole position, me Topçinjtë gjithashtu të gatshëm të rrisin ofertën e tyre për sulmuesin që duket se është elementi që mungon për të fituar një titull që mungon për një kohë të gjatë.