Hajmalia e Barcelona-s është presidenti Joan Laporta.
Numri një i katalanasve, i këshilluar nga mjekët, po kufizon udhëtimet me skuadrën dhe ka humbur dy transfertat e fundit të ekipit në kampionat, ato kundër Mallorca dhe Granada.
Çuditërisht, skuadra e Xavit barazoi të dyja ndeshjet 2-2, ndërsa në mes fitoi në Porto, ku ishte i pranishëm edhe vetë Laporta: ai bëri një rrugë të gjatë me disa ndalesa, i shoqëruar nga një prej këshilltarëve të tij, Enric Masip.
Një udhëtim shumëditor me një natë në Madrid dhe në të cilin ai përdori trenin dhe makinën. Këtë e raporton Sport.