Sulmuesi i Milanit, Noah Okafor u përfshi në një aksident të vogël rrugor, teksa ishte pasagjer.
Siç raporton “SportMediaset”, ai ka pësuar një prerje të vogël në vetull dhe tashmë do të humbasë ndeshjen me Bjellorusinë, të planifikuar për më 15 tetor.
Kjo u vendos nga stafi mjekësor i Kombëtares së Zvicrës të cilët kanë sugjeruar që futbollisti të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që plaga të shërohet më shpejt.
Okafor do të kthehet në “Milanelo” për tu stërvitur me shokët e tij nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli për të qenë i disponueshëm për ndeshjen e 22 tetorit kundër Juventusit.