Merret vendimi për ndeshjen mes Kosovës e Izraelit

Futboll

Merret vendimi për ndeshjen mes Kosovës e Izraelit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 18:03
Kosova

Ndeshja mes Kosovës e Izraelit përfundimisht nuk do të zhvillohet. Kështu ka bërë të ditur sot presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuarez.

I pari i futbollit në Izrael ka deklaruar se momentalisht askush nuk e ka mendjen te futbolli dhe presin që UEFA të caktojë një datë tjetër për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila nuk pritet të jetë afër.

“Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt.

Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll.

Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, tha Zuarez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat