Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Silvinjo, në prag të ndeshjes së nesërme me Çekinë e vlefshme për “EURO 2024”.
“Ndoshta kështu e shihni ju, në futboll duhet të fokusohesh ndeshje për ndeshje, është momenti i bukur dhe i vështirë, jemi shumë gati për tu përballur në këtë ndeshje.
Sigurisht euforia është më shumë nga jashtë se nga brenda, i dimë vlerat e kundështarit dhe tonat, japim gjithçka nesër. Ismajli është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë prej vitesh në skuadër, i besoj të gjithë lojtarëve që luajnë me mua njësoj.
E pamë që Çekia është një skuadër shumë fizike, ka për të qenë pothuajse e njëjtjë ndeshje, kanë shumë kualitet, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin atje, ndoshta ne do të kemi më shumë raste nesër. Shpresoj të shënoj, nëse nuk jam unë mjafton të jetë dikush tjetër, është e rëndësishme të shënojmë”, deklaroi ai..