Futbollistët Victor Boniface dhe Granit Xhaka janë shtylla të rëndësishme të fillimit të suksesshëm të sezonit të skuadrës Leverkuseni.
“Bayer Leverkusen shpenzoi 35.5 milionë euro në verë për të nënshkruar me Granit Xhakën dhe Victor Bonifacen.
Një investim që deri më tani i ka dhënë fryt skuadrës së Leverkusenit.
Boniface ka shënuar shtatë gola dhe ka dy asistime dhe Xhaka është bindës si shefi i mesfushës.
Të dy kanë luajtur rolin e tyre për të siguruar që Leverkusen të jetë ende i pamposhtur dhe të jetë në krye të tabelës pas shtatë javëve.
Xhaka ka nënshkruar me Leverkusenin deri në vitin 2028", shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.