Meritan Shabani, i lindur në Gjermani dhe luan për Grashopersin, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Bajernit të Mynihut. Shqiptari do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë gjatë, duke mbyllur para kohë sezonin.
“Lëndimi i Shabanit dhe mungesa e tij, do të jetë një goditje e madhe për ekipin tonë.
Ne do të bëjmë të pamundurën që të sigurohemi në rehabilitimin e tij më të shpejt dhe ta shohim përsëri në fushë së shpejti”, ka thënë trajneri i Grashopersit, Bruno Berner.
Shabani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit zviceran, për të cilin ka regjistruar pesë paraqitje në kampionat.