Gjykata e Lezhës ka liruar 8 tifozët e arrestuar të shtunën, pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës
Gjykata e Lezhës ka liruar 8 tifozët e arrestuar të shtunën, pas përplasjes fizike të ndodhur në një vend pushimi në Reps të Mirditës.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në përfundim gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Plagosja e lehtë me dashje”, “prishja e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
Ngjarja ndodhi në përfundim të ndeshjes Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e 8-të të kategorisë superiore, sfidë kjo që u luajt në Kukës dhe u fitua 0-1 ng bardheblutë. Të pakënaqur nga rezultati tifozët e Vllaznisë kanë goditur me sende të forta, tifozët e Tiranës.