Maksimov është grumbulluar me Maqedoninë U21, ndërsa Jakupi, Nuhiji dhe Meliqi janë pjesë e Maqedonisë U19.
””Pauza ndërkombëtare e kampionateve vendore ka bërë që stafi teknik tu japë futbollistëve 3 ditë të lira, që është e mirëseardhur pas orarit të ngjeshur, mirëpo të njejtën nuk mund ta shfrytëzojnë 4 lojtarë të ri shkaku i angazhimeve me Ekipet përfaqësuese të shpresave të vendit.
Metodi Maksimov është grumbulluar me përfaqësuesen U21, e cila më 17 tetor në Kishinjev do të përballet me Moldavinë U21.
Ndërkohë Maqedonia U19 në Poloni nga 8 deri më 18 tetor merr pjesë në turne kualifikues për Kampionatin Evropian dhe seleksionuesi Toni Jakimovski nga Shkëndija ka zgjedhur Lorik Jakupin, Amir Nuhijan dhe Enes Meliqi”, njofton KF Shkëndija.