Arbnor Muçolli është një nga lojtarët që po mbahet nën vëzhgim nga Silvinjo dhe që pritet të bashkohet së shpejti me ekipin tonë kombëtar.
Futbollisti është duke u ndjekur nga trajneri i Kombëtares që prej muajit mars dhe nga java në javë po e bind gjithnjë e më tepër me paraqitjet e tij.
Muçolli ka fituar së fundmi çmimin si lojtari i muajit shtator në elitën e futbollit suedez.
Mesfushori shqiptar është një nga elementët më të rëndësishëm të Goteborgut duke e ndihmuar edhe me gola e asiste përgjatë peridhës që është pjesë e tyre.