Gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, mendon se në dy dekadat e fundit, Shqipërinë e kanë drejtuar vetëm dy trajnerë të aftë.
“Ky ekip kishte nevojë për zjarr. Pse jo me Rejan?
Se Reja flinte gjumë, në 9 ose 10 flinte. Ai erdhi për të dalë ne pension. Dosena iku nga ne dhe nuk u bë më trajner. Brigeli ka harruar që ka qenë trajner. Barici iku e u zhduk, nuk u bë më kurrë.
Këta janë që ka marrë Shqipëria në këto vite, kemi pasur ekip të mirë, por merrnim këta. Kuzhe ishte gjithashtu që iku nga Shqipëria, ishte njeri i mirë të paktën.
I vetmi është De Biazi dhe Silvinjo, të tjerët janë të gjithë dështim, të gjithë. Pse? Se janë të paaftë ata që i zgjedhin. Pse, të 15 trajnerët qëllove pa fat?
Bariç i mirë? Ishte në pension, nuk e dinte çfarë ndodhte këtu, e kishte lënë futbollin, ishte në shtëpi:”, tha Shakohoxha.