Flet shqiptari që “pushtoi” zemrën e Pragës

Futboll

Flet shqiptari që “pushtoi” zemrën e Pragës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:42
Lorenc Hysi

Gjithmonë kemi treguar rastet e suksesshme të shqiptarëve në fushat e ndryshme të sportit, ku ne ndiejmë krenari.

Por po kaq shumë të mbush edhe kur dëgjon se në zemër të Pragës, në sheshin kryesor, dominojnë po shqiptarët.

Pikërisht në vendin ku u organizuan të gjithë tifozët tanë që po qëndronin së bashku në transfertën e Çekisë , duke kënduar dhe kërcyer, në restorantin e quajtur “Bar Resturant Orloj”.

Në katet e mësipërme ndodheshin zyrtarët e FSHF dhe presidentët e ekipeve shqiptare, ndërsa në katin e parë gumëzhinin tifozët shqiptarë.

Në emisionin “Koha Shtesë”  Lorenc Hysi ka treguar edhe për reagimet nga çekët për shkak të komunikimeve me ta. (Shiko intervistën në videon më poshtë).

“Unë kam qenë në krah të trajnerit të çekëve sot si përkëthyes.

Ata duan të dalin me fitore nga Tirana, por nëse kjo pikë me Shqipërinë do t’i dërgonte në Europian, do të ishin shumë të lumtur edhe me barazim.

Mua më kanë intervistuar edhe nga mediat çeke, ata kishin një frikë.

Për shkak të lajmeve të dala nga mediat polake, frika e tyre ishte nëse shqiptarët do ta vërshëllenin himnin çek ashtu siç bën edhe me atë të Polonisë. Unë nuk besoj se do të ndodhi një gjë e tillë”, tha Hysi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat