Kalvin Phillips dhe Manchester City tani duken të destinuar të ndahen gjatë afatit kalimtar të janarit.
Këtë sezon mesfushori është përdorur shumë pak nga Pep Guardiola (vetëm 5 paraqitje ndërmjet kampionatit dhe Kupës, me vetëm 167 minuta në total), për këtë arsye largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.
Në verë, Newcastle kishte bërë një anketë disa orë para mbylljes së dritares së transferimit, por marrëveshja nuk u realizua. Në janar, “Magpies” mund të kthehen në merkato për Phillips, por konkurrenca nuk mungon.
West Hami, Liverpooli dhe Evertoni e pëlqejnë lojtarin, ndërsa në Gjermani ka pasur një interesim, por disi të zbehë, nga Bayerni i Munihut.