Alvaro Morata, i cili çdo verë është në qendër të zërave të merkatos, ka vendosur në fund të qëndrojë te Atletico Madrid.
Ish-sulmuesi i Juventus-it, megjithatë, ka një të kaluar në kontrast me Colchoneros sepse është rritur te Real Madrid, rivali historik i skuadrës për të cilën luan aktualisht.
Ndërsa po përgatitet me Spanjën për t’u përballur me Skocinë, sulmuesi ka folur në konferencë për shtyp dhe një gazetar e ka pyetur se cilat ishin diferencat mes arbitrimeve kur luante me Los Blancos dhe sot që luan me Atletico-n.
Përgjigjja e Morata-s ka qenë befasuese: “E dini përgjigjen. Gjithë bopta e di”, ka thënë duke qeshur.
I pyetur për të qenë më i qartë, sulmuesi ka thënë: “Asgjë, ju e dini të gjithë”.