Arda Guler i bashkohet stërvitjes në grup me Real Madrid!
Real Madrid mund të buzëqeshë, Arda Guler më në fund është rikthyer në stërvitje.
Pas dëmtimit që e mbajti jashtë, turku u duk në rrugën e kthimit, por një problem i ri fizik e detyroi të qëndronte përsëri jashtë fushave.
Klubi spanjoll ka postuar pak më parë pamje nga stërvitja e “Los Blancos”, ku qartë duket talenti turk që tifozët mezi po e presin në fushën e blertë.