Gjyqtari holandez, Danny Makkelie, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Republikë Çeke.
43-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011 dhe kjo është hera e dytë që ndan drejtësi për Shqipërinë pasi dy vite më parë ishte kryesori i përballjes Shqipëri-Hungari (1-0), sfidë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 që u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në Champions League, si dhe finalen e Europa League mes Interit dhe Sevillas (2020).
Ndihmës të tij në këtë duel delikat do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan De Vries, ndërsa gjyqtari i katërt është Aleks Bos, të gjithë nga Holanda.