Edhe disa minuta na ndajnë nga ndeshja shumë e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.
Fitorja eventuale e kuqezinjve me shumë gjasa do ta dërgonte në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Para ndeshjes, atmosfera në Tiranë është e jashtëzakonshme dhe dhjetëra mijëra tifozë gjenden aty.
Gazetari Arlind Sadiku tregoi se si një çift i bleu dy bileta në tregun e zi për 500 euro.
Gjithashtu, 20 mijë tifozë do ta ndjekin ndeshjen në shesh.