Shqipëria shemb çekët
Shqipëria me zemër të madhe, me një fitore të bujshme dhe tani me një këmbë janë në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Shqipëria e ka turpëruar me rezultat 3:0 Çekinë.
Shqipëria – Çekia 3:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues:22.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Asani (9'), Seferi (51' e 73'), Muja (82'):
Kartona të verdhë: Chytil, Coufal..
Karton i kuq: Chytil (pas dy të verdhëve).
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asani (Muja 54'), Ramadani, Bajrami (Muçi 67'), Asllan, Cikalleshi (Daku 67') dhe Seferi (Gjasula 84').
Çekia: Pavlenka, Holes (Provo 46'), Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Sadilek, Jurasek (Doudera 86'), Cerny (Hlozek 64'), Chytil dhe Kuchta (Cvancara 64').
Republika e Çekisë e tronditur lëshon stadiumin “Air Albania” në Tiranë, rreth 22 mijë shikues me plisa të bardhë, krijuan atmosferë drithëruese dhe u mahnitën nga loja e djelmoshave kuqezi.
Shqipëria kryeson në Grupin E me 13 pikë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, duke lënë pas Poloninë me 9 pikë, Çekinë 8, Moldavinë me 8 etj.
Jasir Asani spektakolar, Taulant Seferi brilant, me golat e tyre shtangën çekët.
Në minutën e 9-të, Jasir Asani nga rreth 20 metra ka shënuar në këndin e majtë të poshtëm, 1:0.
Në minutën e 18-të, Cikalleshi nuk u tregua konkret, goditja e tij drejt në trup të portierit.
Futbollisti Mojmir Chytil në minutën e 40-të u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, për shkak se shënoi gol me dorë.
Plotë 50 minuta Shqipëria me një lojtar më shumë, që ishte kapital i madh,
Në minutën e 51-të, Sokol Cikalleshi asiston dhe Taulant Seferi nga rreth 11-12 metra me goditje përtokë e në këndin e djathtë, le të shtangur portierin 2:0. Pas shikimit të VAR goli i Seferit u pranua nga gjyqtari
Në minutën e 73-të, Mirlind Daku e kryen tërë punën duke asistuar deri të Taulant Seferi, që nga rreth 2 metra veç e futi topin në portën e zbraztë.
Shqipëria e shemb me lojë e gola Çekinë, ka përforcuar kreun e tabelës.