Kosova bindëse
![](/media/botasot.info/images/2023/October/12/auto_111697142987.jpg)
Futbollisti Milot Rashica ka pas mbrëmjen e tij dhe është protagonist i fitores së Kosovës me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Vendasit nuk arritën t’i bëjnë rezistencë djelmoshave Dardanë.
Në minutën e 26-të, Florent Muslija me milimetër pason drejt MiIlot Rashicës së disponuar i cili brenda në 16-sh dhe nga afërsia ka shënuar për 0:1.
Andorra - Kosova 0:3
Stadiumi "Nacional" në Andorra.
Gjyqtar: N. Walsh (Skocia).
Shikues: 2.000.
Shënues: Rashica (26' e 71') e Zeqiri (83').
Kartona të verdhë: Jordi Alaez, Vales, Pujol, Sanchez - Vojvoda, Dellova.
Andorra: Alvarez, Rubio, Llovera (Pomares 88'), Vales, San Nicolas, Jordi Alaez (Garcia 56'), E. Vales (Pujol 56'), Rebes, Cervos, Vieitez dhe Cucu.
Kosova: Muriç, Dellova, Aliti, Hajrizi (Bytyqi 46'), Hadërgjonaj, Loshaj (Fazliji 46'), Zyba (B. Berisha 75'), Muslija (Zeqiri 76'), Vojvoda, Rashica dhe D. Rrahmani (Korenca 66')..
Në minutën 36-të, Zyba godet nga rreth 18 metra por jashtë portës s Andorrës.
Në minutën e 66-të, Albion Rrahmani u largua nga fusha, për shkak të një lëndimi.
Në minutën e 71-të, Milot Rashica nga afërsia pa mund të madh shënon për 0:2.
Në minutën e 86-të, Altin Zeqiri shënon golin e parë në fanellën e Kosovës, falë asistimit të Rashicës, për 0:3.
Kosova renditet në vend të katërt me 7 pikë dhe Andorra në fund me 2 sosh.
Dardanët pas 4 barazimeve dhe 2 humbjeve, shijojnë fitoren e parë.