Mali i Zi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Libanit, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin e Podgoricës.
Futbollisti i kampionit të Kosovës, Edvin Kuç u paraqit titullar dhe në debutimin e tij ka shënuar dy gola.
“Shou i Edvin Kuç”, shkruan media malazeze “Vijesti”.
Kuç, Marko Tuçi e Driton Camaj luajtën nga minuta e parë.
Camaj u zëvendësua në minutën e 46-të e Kuç në atë të 65-tën.
Kuç ka shënuar në minutën e 16-të e në atë të 19-tën.
Camaj ka asistuar në golin e dytë.
Golin e tretë e realizoi Osmajiq në minutën e 69-të
Për Libanin shënuan Darwiche (66’) e Haidar (80’).