Taulant Seferi realizoi dopietë ndaj Çekisë, duke u shndërruar në një hero për Kombëtaren shqiptare. Jo vetë që ndihmoi skuadrën në repartin difensiv, por ish-sulmuesi i Tiranës, arriti të tunde edhe 2 herë rrjetën, duke fituar zemrën e tifozëve.
“Jam shumë i lumtur për grupin dhe për gjithë kombin shqiptar. Zoti na shpërbleu.
Goli është gol dhe jam shumë i lumtur. I thashë trajnerit: Faleminderit mister për gjithçka, faleminderit që më ke dhënë besimin.
Ai më tha e di e di. Unë jam tip që nuk mërzitem, edhe po nuk luajta. Kur futem në fushë, futem për të luftuar për gjithë grupin.
Nuk ka rëndësi kush shënon.
Unë kam qenë fans i Andit dhe Lorikut, kam bërë tifo për Kombëtaren, kam qenë në stadium ndaj Rumanisë, sot ishte hap shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Seferi.