Pas fitores së thellë ndaj Çekisë, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ku ka falënderuar të gjithë djemtë e ekipit dhe tifozët për një mbrëmje të paharrueshme.
Portieri i portës kuqezi deklaroi se puna pa pushim dhe sakrifica janë pikat e forta të këtij ekipi, që tashmë e di forcën e tij.
“Kemi një ekip me kualitet, vijmë në këtë pikë me sakrifica e punë.
Të gjithë lojtarët e dinë që duhet të mundohemi shumë.
Në fund të pjesës së parë bëmë disa gabime, pasi vetëbesimi i tepërt bëri që gjërat të ndryshojnë.
Na ndihmoi pushimi dhe u kthyem vrullshëm në pjesën e dytë”, tha Berisha.