Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani dha mendimin e tij pas fitores 3-0 me Çekinë.
“Natë e madhe për të gjithë, 3 pikë të arta. U futëm për fitore pastaj edhe kur e bëm golin, ata e morën lojën në kontroll. Natë e madhe për shqiptarët kudo që janë, për familjen time pasi e përqafova babain. Mirëpo, ka edhe një ndeshje.
Para lojës me Ajetin dhe Gjimshitin dhe nuk më kujtohet kur shkuam në Euro 2016 pasi isha në Kosovë.
Fillimin e kisha të vështirë me dokumenta në Kosovë.
Luajta 4 muaj me Partizanin B por kjo më bëri më të fortë pasi mësova shumë. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, jemi kompakt. Ata nuk kishin shanse, nuk rrezikuan asgjë.
Kemi cilësi në ekip dhe kjo na bën shumë mirë neve. Gjithmonë i jam falenderues Zotit më pas familjes sime” – tha ai.