Ange Postecoglou ka shkruar historinë në Premier Ligë duke e fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit shtator.
Postecoglou është trajneri i parë që e fiton çmimin në fjalë në dy muajt e tij në Premier Ligë, pasi e fitoi të njëjtin çmim edhe në muajin gusht, duke u bërë australiani i parë që e bën këtë gjë.
Trajneri i fundit që e ka bërë këtë gjë ka qenë Jurgen Klopp, në sezonet 2019/20, kur Liverpooli e fitoi trofeun e Premier Ligës.
Tottenhami i Postecoglout vazhdoi startin e pamposhtur të sezonit deri në shtator, duke fituar tre dhe duke barazuar një nga katër ndeshjet e tyre.
Postecoglou mundi të nominuarit Mikel Arteta, Unai Emery, Eddie Howe dhe Klopp pasi votat nga publiku u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh të futbollit.