Holandë - Francë është supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit B në eliminatoret e Euro 2024.
Takimi po zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.
Francezët kryesojnë grupin me 15 pikë të plota, ndërkohë që tulipanët ndajnë vendin e dytë me Greqinë. Me nga 9 pikë.
Ndeshja u zhbllokua shpejt. Me skuadrën e Deschamps që kaloi në avantazh në minutën e shtatë me anë të Kylian Mbappe.
Ylli i PSG-së shfrytëzoi një krosim të Jonathan Clauss, fitoi duelin me mbrojtësin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. Duke gjetur golin numër 41 me kombëtaren e Francës.