Fitorja e Bosnje Hercegovinës nuk gëzon tifozerinë e cila mbush fushën me tymues e flakadan!!
Bosnja Hercegovina sonte luante ne fushen e Lihtenshtejn per ndeshjet kualifikuese te Euro 2024 dhe ka fituar me rezultatin 0-2 me golat e Stefanoviq dhe Rahmanoviqit por megjithate nje episod i shemtuar eshte shenuar…
BHFanaticos, grupimi i tifozerise se kombetares boshnjake, ka ndërprerë ndeshjen në Liechestein duke hedhur flakadan dhe tymues te shumte ne katerkendorin e fushes nga tribuna mike ku ishin vendosur.
Vico Zhelkoviq eshte presidenti i Federates se Bosnjes dhe konsiderohet si i urryer dhe armik i tifozerise. Federata do të paguajnë një gjobë të rëndë dhe pikerisht ky ishte qellimi i tifozerise.
Vico Zhelkoviq është një biznesmen boshnjak dhe ekzekutiv futbolli, i cili është presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Nga 19 qershor 2018 deri më 6 gusht 2020, Zhelkoviq ishte president i klubit boshnjak Borci i Banjallukës.